Kërko

https://luledhromi.com

O Zot, na stolis me devotshmeri!

Zoti yne, te lutem,na stolis me devotshmeri,

na stolis me miresi,

me meshire dhe me dhembshuri,

me namaz,agjerim dhe sadaka,

me kujdesin per njeri tjetrin,

o er Rrahman, o el Fettah,

te rrojme e te veprojme vec per Allah,

me durim dhe trimerim,

ne rrugen e Allahut,

qe dhuron ngadhenjim,

na dhuro:

dituri te bollshme,te hajrit padyshim,

dhe mencuri te plote ne gjykim,

ne cdo ceshtje...,

Kurani kerim,te jete manuali yne,

Na stolis, o Zoti yne,perhere,me devotshmeri,

na stolis me te sinqertat adhurime, se sjellin lumturi,

me te bukurat frymezime...,

si lumenj mjalti te kulluar...,

Kurani Kerim, mrekullia me e madhe,

o, sa e bekuar.

Le te jemi nga evlijate e Tu te dashur,

ne kete jete,

dhe diten qe behet kiameti.

te rringjallemi,si besimtare te vertete,

me fytyra, qe shkelqejne,plot rrahmet,

te hyjne e te lumturohen ne xhenet,

 ku do jete,dhe pishtari ndricues i njerezimit,

profeti  Muhamed,

dhe I dashuri me i ngushte, i Allahut,

Profeti Ibrahim,

qe ndertoi Qaben e shenjte, ne Meke,

me birin e tij, te urtin,

profetin Ismail,

Do te jete,

dhe profeti i madh Isa, Musa,

Merjemja plot bekime,

Asja, nenat e besimtareve,

dhe cdo evlija...

O Zot, te lutemi,na stolis,Ti, me miresi,

me embelsi,dhe butesi,

me falje,dhe me njerezishmeri,

veshja me e bukur, per ne,

le ta kete emrin devotshmeri,

ndershmeri,sinqeritet, besnikeri,

per hirin Tend, qe posedon cdo miresi,

se me te tilla virtyte, zemra besimtare,

ne kete bote rron e qete, me dinjitet,

ne tjetren  hyn plot siguri ne xhenet,

Na stolis me besim te forte, bindje ne Ty,

na stolis, o Zoti yne me siguri,

ne besim,

me udhezim te drejte,plot begatim,