Çohu dhe hyr në lëndinat e Kuranit,

Çohu dhe hyr në lëndinat e Kuranit,
atje ka gjithmonë pranverë, gjallërim, gëzim,
qetësim edhe shpresë.
Çohu dhe thuaj :-jo,-cytjeve, ngacmimeve të shejtanit,
përmende Allahun nga thellësia e shpirtit,
lexo Kuran, fal namaz, qetëso zemrën,
me emrin, o Allah, o er Rrahman, o el Velijj,
mbushe zemrën me Kuran,
përplot me mëshirë dhe dashuri,
ec gjithmonë vetëm rrugës së drejtë,
të mbrrijë tek ty dritë e dijes hyjnore,
dritë e madhe, shkëlqyese,
të të pushtojë më e madhja,
më e bukura lumturi!
MA SHAA ALL-LLAH !
Ilustrim me ajete nga Kurani:
....................................................................................................
"Ne u thamë: ...e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë, as që do të brengosen."
Kuran,Surja Bekare,Ajeti 38
‘’ Përkujtoni të mirat e All-llahut, që të gjeni shpëtim.’’ Surja Araf, ajeti 69, Kuran
‘’Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun, zemrat stabilizohen.’’ Surja Rrad, ajeti 28, Kuran
‘’ Ne i thamë atij: "Mos ki frikë, është më se e sigurt, se ti do të jesh triumfues!"
Surja Ta Ha, ajeti, 68
‘’E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, përderisa jeni besimtarë të sinqertë.’’ Surja Ali Imran, ajeti 139, Kuran