Bëj Vepra të mira!

Çohu dhe hyr në lëndinat e Kuranit,
atje ka gjithmonë pranverë, gjallërim, gëzim,
qetësim edhe shpresë.
Çohu dhe thuaj :-jo,-cytjeve, ngacmimeve të shejtanit,
përmende Allahun nga thellësia e shpirtit,
lexo Kuran, fal namaz, qetëso zemrën,
me emrin, o Allah, o er Rrahman, o el Velijj,
mbushe zemrën me Kuran,
përplot me mëshirë dhe dashuri,
ec gjithmonë vetëm rrugës së drejtë,
të mbrrijë tek ty dritë e dijes hyjnore,
dritë e madhe, shkëlqyese,
të të pushtojë më e madhja,
më e bukura lumturi!
MA SHAA ALL-LLAH !
Ilustrim me ajete nga Kurani:
....................................................................................................
"Ne u thamë: ...e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë, as që do të brengosen."
Kuran,Surja Bekare,Ajeti 38
‘’ Përkujtoni të mirat e All-llahut, që të gjeni shpëtim.’’ Surja Araf, ajeti 69, Kuran
‘’Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun, zemrat stabilizohen.’’ Surja Rrad, ajeti 28, Kuran
‘’ Ne i thamë atij: "Mos ki frikë, është më se e sigurt, se ti do të jesh triumfues!"
Surja Ta Ha, ajeti, 68
‘’E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, përderisa jeni besimtarë të sinqertë.’’ Surja Ali Imran, ajeti 139, Kuran
Bëj Vepra të mira,
se janë si parfumi i këndshëm,
që shpërndahet lehtësisht, tejendanë,
janë si tryeza e gëzimit zbritur për Havarijunët,
prej lutjes së famshme të Profetit të madh,
Isait, (Jezusit) alejhi selam.
Po zbritja më e bukur,
tryeza më e madhe e gëzimit për zemrën,
është Kurani fisnik,
dhe atëherë me të vertetë e kupton vlerën,
se çdo të thotë, të kesh për zemrën, Allahun Mik.
.......................................................
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
“Bëni mirë,
Sepse:_Allahu i do ata që bëjnë mirë.”
Maide,93,Kuran
Pérse béjmé bamirési (vepra té mira)?!_çfarë përfitojmë?!
----------------------------------------
Le të shfletojmë Kuranin e shenjtë, Kuranin fisnik dhe të bekuar, të konsultohemi me të, Kur’anin e shenjtë, fjalën e Krijuesit, Zotit tonë, Allahut, dhe të shohim se çfarë do të na këshillojë me urtësinë e Tij të lartë...
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
“O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, Kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.”
Ajeti 1, sure Huxhurat, Kur'an.
“Bëni mirë, sepse:_Allahu i do ata, që bëjnë mirë.”
Maide, 93, Kuran.
“A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!”
Rrahman, 60, Kuran.
“Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.” Nebe, 36, Kuran.
"S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës." Sure Nahl, 128, Kuran.
Kërkon shpërblim ai ose ajo, që bën bamirësi?
-------------------------------------------------
Nuk kërkon shpërblim, nuk pret shpërblim nga njerëzit për veprën e mirë