Mos u miqeso me mjegullen e merzise.
Mos u dashuro me
Mjegullen e merzise,
Dashurohu me tisin e bute,
Plot embelsi te lumturise,
Lumturi me ere misk,
gjendet ne bindjen,
Ndaj Krijuesit te lavdishem,
te gjithesise,
gjendet
Ne bindjen ndaj profetit Muhamed,
Arome e bamiresise,
Meshires ndaj çdo krijese,
dhe mbare njerezise,
Gjendet ne Kuranin e famshem,
Dhe te bekuar,
Dhe ne sunetin profetik,
Pranvere shpirterore,
E praruar,
Si burim i kulluar,
S'ka te shteruar,
Per zemra te shendetshme,
….,
Me Allahun dhembshuruar,
Lumturia e vertete, ne to banon,
Do te banoje dhe ka banuar ,
Perderisa Allahun sinqerisht ka besuar,
Pi lumturi te perjetshme,
nga burimi me i kulluar,
se me Allahun eshte miqesuar.
…………….
Bindja ndaj Zotit(Allahut) dhe të Dërguarit të Tij është shkaku i lumturisë në këtë jetë dhe në botën tjetër.Kete e verteton edhe ajeti i Kuranit fisnik:
--"Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me siguri ka arritur një fitore të madhe". (71 )
(Sureja El-Ahzabe
Ndersa, Mosbindja ndaj Zotit(Allahut) dhe të Dërguarit të Tij është rrënja e problemeve…
Pra, lumturia e vërtetë në perspektivën islame qëndron në frikën ndaj Zotit, të qenit i kënaqur me Të si Zot, t'i bindesh Atij dhe të lidhesh me Të nëpërmjet besimit dhe mbështetjes tek Ai, duke kerkuar gjithmone te fitosh pelqimin e Allahut. Kjo i jep shpirtit qetësi dhe paqe, dhe e largon atë nga mjerimi dhe shpërqendrimet e kësaj bote. Kushdo që i frikësohet pozitës së Zotit të tij do të jetë i palëkundur në urdhrat e Tij, i çliruar nga frika e qenieve të krijuara dhe do të arrijë kënaqësi dhe lumturi të brendshme dhe të jashtme, te perkohshme dhe te perjetshme.
Allahu i do ata qe kane Takua(Devotshmeri), pikerisht per kete , e njofton njerezimin ne Kuranin e shenjte, se te devotshmit do te jene te lumturit e vertete. Allahu subhane we Teala, na ben me dije dhe na nxit te jemi prej atyre .
Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë Predikimi i së Premtes pergatitur nga Kryesia e Çeshtjeve Fetare me temen:"Zemrat gjejnë Paqen, duke kujtuar Allahun."
Ajete nga Sure El Bekare(1-26)
Vezullime...! Kliko linkun,per te pare videon.