Kërko

https://luledhromi.com

Fjalia më e bukur...!

Shehadeti....:

Le te njihemi me fjaline me te bukur dhe me madheshtore, qe eshte celesi i adhurimit te Allahut te lartesuar, celesii i shpetimit te njeriut ne kete dynja dhe ne boten tjeter ahiretin. La ilahe ila allah! Ska Zot tjeter vec Allahut, vetem Atij i takon Adhurimi. Pra, deshmia Islame dhe kuptimi i saj ne gjuhen shqipe. Kuptimi dhe zbatimi i saj ne perditshmeri ,gjate gjithe jetes, eshte sekreti i lumturise se perhershme. Fjalia me e dashur dhe me e bukur,qe ben drite ne zemra...! ............................................................................................... Shehadeti, eshte qetesia e zemrave, zbutje, ngrohtesi, rregullatore dhe rehatia e zemrave njerezore, qe e besojne; ''Ta dini se me te permendur Allahun,zemrat qetesohen,stabilizohen.'' Surja Rrad,ajeti 28,Kuran. Ju sjellim Ajetin Kuranor, per besimin e drejte, fjaline me te bukur, deshmine Islame, mrekulli prej Zotit,qe dhuron qetesimin dhe rehatimin e zemrave ; La ilahe ila allah! "S'ka Zot tjeter, vec Allahut me te drejte per t'u adhuruar!'' ''Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi te paditurise (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il-lell llah),...'' Kuran, Sure 48, ajeti 26.

Dhe deshmia islame Muhameden resulullah: Muhamedi eshte i derguar i Allahut, pergezues dhe qortues, sjelles i shpalljes se persosur islame, shpallje qe e zbriti Allahu, permes engjellit xhibril tek profeti Muhamed alejhi selam, dhe Muhamedi, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te, e solli shpalljen e islamit te plote dhe nuk la asgje mangut ne percjelljen e saj njerezimit. Dhe ne deshmojmë te verteten hyjnore: 

Teuhidin, njeshmerine e Krijuesit te gjithesise, se askush nuk ka te drejte te adhurohet, krahas Allahut xhele shanuhu.

La ilahe ila Allah, Muhameden Resulullah! S'ka Zot tjeter vec Allahut me te drejte per t'u adhuruar dhe se Muhamedi eshte rob dhe i derguar i Allahut!