Kërko

https://luledhromi.com

Parfumi më i këndshëm...!

Parfumi më i këndshëm...!

Bëj Vepra të mira,

se janë si parfumi i këndshëm,

që shpërndahet lehtësisht, tejendanë,

janë si tryeza e gëzimit zbritur për Havarijunët,

prej lutjes së famshme të Profetit të madh,

Isait, (Jezusit) alejhi selam.

Po zbritja më e bukur,

tryeza më e madhe e gëzimit për zemrën,

është Kurani fisnik,

dhe atëherë me të vertetë e kupton vlerën,

se çdo të thotë, të kesh për zemrën, Allahun Mik.

.......................................................

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

“Bëni mirë,

Sepse:_Allahu i do ata që bëjnë mirë.”

Maide,93,Kuran

 

 

Pérse béjmé bamirési (vepra té mira)?!_çfarë përfitojmë?!

----------------------------------------

Le të shfletojmë Kuranin e shenjtë, Kuranin fisnik dhe të bekuar, të konsultohemi me të, Kur’anin e shenjtë, fjalën e Krijuesit, Zotit tonë, Allahut, dhe të shohim se çfarë do të na këshillojë me urtësinë e Tij të lartë...

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

“O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij,             Kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.”

Ajeti 1, sure Huxhurat, Kur'an. 

Bëni mirë, sepse:_Allahu i do ata, që bëjnë mirë.

Maide, 93, Kuran.

A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!

Rrahman, 60, Kuran.

Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.”  Nebe, 36, Kuran.

"S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës." Sure Nahl, 128, Kuran.

 

Kërkon shpërblim ai ose ajo, që bën bamirësi?

-------------------------------------------------

Nuk kërkon shpërblim, nuk pret shpërblim nga njerëzit për veprën e mirë

që kryen, ai ose ajo, që beson Zotin, Kur'anin  e shenjtë dhe ditën e gjykimit.

 

"Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve." Sure Shuara, 164, Kuran.

Allahu është shpërblyesi më i mirë;

"Nuk ka dyshim, se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm." Sure Fusilet, 8, Kuran

 

"Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblime). Më falënderoni e mos Më mohoni." Sure El Bekare, 152, Kuran

"Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë."

Sure Ahzab, ajeti 44, Kuran

-----------------

Veprat e mira,

janë si parfumi i këndshëm,

që shpërndahet lehtësisht, tejendanë,

janë si tryeza e gëzimit zbritur për havarijunët,

prej lutjes së famshme të Profetit të madh,

Isait alejhi selam.

Po zbritja më e bukur,

tryeza më e madhe, e gëzimit për zemrën,

është Kurani fisnik,

dhe atëherë,  me të vërtetë e kupton vlerën,

se çdo të thotë të kesh për zemrën, Allahun Mik.