Kërko

https://luledhromi.com

O ti, që lufton besimtarët musliman,

O ti, që lufton besimtarët musliman,

Lufton të sinqertët,

Herë haptas e shumë në fshehtësi,

Hiq dorë nga lufta jote e kotë,

Se  veç dëmtohesh ti.

 

Hidhërimi Allahut do të godas,

Kështu shkatërrohesh,

Po shpërfille ihdinas siratal mustekim,

(Rrugën e drejtë),

Veç do poshtërohesh.

 

Ja, në të ardhtë bela nga Zoti,

E njerëzit dot derman s'të bëjnë,

Do t'i drejtohesh ti padyshim Zotit,

Për belanë, që të ka zënë.

 

Po, çdo ti thuash ti Atij,

Kur lutje t'i drejtosh,

Ndërsa robërit e Tij të zgjedhur, adhurues,

s'pate fare ngurrim dhe mëshirë,

krejt pafajēsisht t'i luftosh,

e jetën t'ua trazosh...!

 

A thua lutja jote do të pranohet,

E, belaja jote do të ik,

Sigurisht, nëse tani pendohesh,

Kërkon falje,

Përmirësohesh,

Ndoshta me Zotin, ti bëhesh mik.

 

Vet do jeshë i lumturuar,

Dhe do mbetesh i/e çuditur,

Paskam qenë i verbëruar,

Si qirinj në errësirë,

Që era i ka fikur.

 

Do të mbështjellë ty ngazëllimi,

Edhe lumturia,

Nëse ushqen veten me dritë hyjnore,

Do të shtohet rrisku edhe mirësia.

 

Hiq dorë nga lufta jote e kotë,

Hiq dorë nga gjynahet,

Mos bëj me Zotintrimëreshën,

Mos bëj me Zotin trimin,

Sa pa të ardhur, ty, dënimi,

 

Zoti im është dhe i yti,

Le të jetë pendimi yt dritë,

Dhe përmirësimi,

Për ty rrugë shpëtimi.