Kjo përshëndetje e bukur...!

Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Kjo përshëndetje e bukur...!
Es Selamun alejkum,
Ue Alejkum selam,
Perla nga Kur'ani,
Paqen e shpërndajnë.
Zemrat, që besojnë,
Mbushen shpresërim,
Me ndihmën e Allahut,
Ditë më të mira,
Padyshim do vijnë.
Kjo përshëndetje e bukur,
Zgjedhur prej Zotit tonë,
Zgjedhur prej Zotit tim,
Bukuri për zemrat,
dhe për sytë shkëlqim.
Mbjell paqe në zemra,
Edhe dritë shpërndan,
Si perla shkëlqen nga buzët,
Nga buzët, që e thanë.
Veç për hir të Zotit,
Që është dhe Er Rrahman.
Es Selamun alejkum,
Ue alejkum selam,
Kjo përshëndetje e bukur,
Zbukuron dynjanë!